Testi i ADN-së i njohur edhe në Maqedoni

Testi i atësisë, në vitet e fundit, me apo pa pëlqimin e nënave është bërë i njohur edhe në Maqedoni, thonë për Plusinfo bashkëbiseduesit e dy laboratorëve në vend ku edhe kryhen këto lloj testesh.

Rezultatet e testeve ju jepen në formë të shkruar, ndërsa në të ardhmen do të bëhen edhe në formë elektronike.

Disa nga bashkëbiseduesit thonë se kjo dukuri është në fillimet e sajë në Maqedoni, për shkak të siç thonë ata shumës së madhe që duhet paguar për të kryer këto lloj testesh.  Për të marrë rezultatet e testit pritet gjithsej 5 ditë, ndërsa kushton rreth 300 euro për test.

Nëpër Institutet e Ballkanit për të bërë testin e ADN-së kushton 120 euro dhe është i gatshëm brenda 2 ditëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button