Zyberi: Koalicioni BDI-PDSH i dëmshëm për shqiptarët

Një koalicion i mundshëm BDI-PDSH është i dëmshëm për shqiptarët, vlerësoi analisti Naser Ziberi. Sipas tij, kjo bëhet me qëllim përmirësimin e pozicionit të tyre në elektorat. Naser Ziberi, konsideron se me një koalicion të tillë do të vazhdojë kriza politike dhe dëmi do të faturohet në llogari të shqiptarëve.

“Miqësia në politikë është e përkohshme, interesat janë të përhershme. Nëse dy ose më tepër subjekte në momente të caktuara ndjehen të rrezikuara, atëherë kuptohet se ata janë të gatshëm të kalojnë mbi inatet personale dhe strukturore dhe të bashkëpunojnë në një proces zgjedhor. Kjo parimisht nuk është e dëmshme nëse bëhet mbi platformë të caktuar, por nëse bëhet për interesa të ngushta konjukturale, vetëm për të mbajtur pozitën dominante në elektoral, atëherë mendoj se kjo do të jetë një dukuri e cila në Maqedoni është parë edhe më herët dhe nuk do të sjellë asnjë dobi, interesave publike dhe në radhë të parë interesave shqiptare”, deklaroi për Tv Shenja, analisti Naser Zyberi.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button