Seancë e Komisionit anketues për përgjim lidhur me rregulloren e punës

Komisioni anketues për përgjim sot duhet ta vazhdojë seancën e parë, e cila para dy ditëve ishte ndërprerë pasi deputetët e partive qeveritare kërkuan koordinim për harmonizimin e rregullores së punës.

Pritet që anëtarët e Komisionit anketues sot ta votojnë rregulloren e punës, që është pika e vetme e rendit të ditës në këtë seancë.

Për tekstin e parë të Propozim-­rregullores, që kryetari i Komisionit Petre Shilegov e parashtroi deri te deputetët, në seancë të martën janë parashtruar shumë vërejtje pas çka ishte kërkuar kohë plotësuese për miratimin e saj.

Komisioni anketues për përgjim është formuar sipas marrëveshjes së Përzhinos. Është përkrahur nga katër partitë politike BDI, PDSH, VMRO­DPMNE dhe LSDM, të cilat marrin pjesë në bisedat për dalje nga kriza politike, ndërsa me vendim të Kuvendit e përbëjnë 16 anëtarë. /MIA

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button