Pas sulmeve terroriste, jeta ka filluar të normalizohet në Paris

Jeta në kryeqendrën franceze të Parisit, e cila tërheqë një numër të madh të turistëve dalëngadalë po normalizohet pas sulmeve terroriste që ndodhën në këtë vend më 13 nëntor, raporton Anadolu Agency (AA).

Gazetari i AA-së bisedoi me qytetarët e Parisit, të cilët përshkruan trmerrin dhe frikën që kishin ndjerë atë natë të kobshme kur terroristët në “Qytetin e Dritave” vranë 129 persona.

Jean-Elie, i cili ka lindur në Paris në vitin 1986 pasi nëna e tij shtatzënë u arratis nga Libani i kapluar nga lufta duke ikur në Francë, pohon se terroristët dy herë “ia kanë djegur shpirtin”.

Duke kujtuar se një ditë para tragjedisë së Parisit ishte shokuar nga lajmi për sulmin terrorist në Liban, Jean – Elie tha se ka parashtruar pyetjen ku do të shpërthejë bomba e radhës.

“Nuk mund të supozoja se sulmi i radhës do të ishte në Paris, vetëm një rrugë larg shtëpisë time. Bejruti edhe më herët kishte përvojë të sulmeve terroriste, por Parisi ishte diçka e re. Terrorizmi është bërë pjesë e jetës në Liban dhe po shohim sulme në xhami, salla koncertesh, tregje apo shkolla, por për herë të parë edhe ne në Paris u gjetëm para dyerve të vdekjes. Kushërinjtë në Liban të cilët i lajmërova të enjten për të parë nëse janë të gjallë, të premten më lajmëruan mua me pyetjen e njëjtë. Franca doemos duhet të jetë e gatshme që një e gjë e tillë të mos përsëritet më”, tha Jean – Elie.

Studentja e Universitetit të Sobonne-s Laura pohon se komuniteti musliman ka detyrë dhe përgjegjësi të madhe pas sulmeve trgajike terroriste. Si fëmijë është rritur në familje ateistësh. Para tetë vitesh ka pranuar islamin dhe konsideron se muslimanët doemos duhet të tregojnë çka është dhe çka nuk pjesë fesë së tyre dhe qartazi të distancohen nga terrorizmi.

“Terrorizmi në fillim do të jetë problem për muslimanët, por jo edhe afatgjatë. Mendoj se edhe opinioni në fillim do t’i urrejë, e më pas të interesohen dhe në fund të fillojnë të hulumtojnë çka është vërtetë islami. Muslimanët doemos duhet përmes shembullit të tregojnë vlerat e tyre”, porositi Laura.

Sulmi terrorist në Paris ndodhi më 13 nëntor, ku në sulmet mbi gjashtë lokacione humbën jetën 129 persona. Një ditë më pas, të shtunën ka qenë një nga ditët më të qeta në historinë e Parisit. Të gjitha qendrat tregtare ishin të mbyllura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button