​Dramatike: Rusia me flotën e saj e pushton Mesdheun

Një krizë e re ka filluar pasi Turqia rrëzoi një avion ushtarak rus, duke shkaktuar kështu frikën për një luftë të re. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka akuzuar turqit “ për një thikë pas shpine”, duke i quajtur ata si bashkëpunëtor të terroristëve, raporton Daily Mail.

Rusia kishte paralajmëruar incidentin për herë të parë kur NATO kishte rrëzuar në vitin 1953 një avion rus, të cilët thanë që do të ketë pasoje serioze.

Për shkak të këtyre ngjarjeve, një analist ushtarak në Moskë tha se lufta ka shumë gjasa të ndodh, transmeton Gazeta Express.

Vladimir Putin ka vendosur tani më një anije luftarake, me një sistem të mbrojtjes ajrore në Detin Mesdhe. Kjo anije pritet që të shkatërrojë çdo objektiv që përfaqëson një rrezik potencial ndaj forcave ruse në Siri. Ministri i mbrojtjes tha se bombarduesit rus në Siri nuk do të shoqërohen nga luftëtarë jet.

Britania tashmë ka deklaruar se ushtria e tyre është në gatishmëri për të mbështetur Turqinë në ndonjë sulm hakmarrës nga forcat e Putinit. Presidenti Barack Obama premtoi gjithashtu mbështetjen e Amerikës për Turqinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button