Egjipt, pas grushtit ushtarak janë përdhunuar 20 gra në burgje

Që nga grushti ushtarak kundër ish-presidentit egjiptian Mohamed Morsi, janë arrestuar më shumë se 2.000 gra në të gjithë vendin, raporton Anadolu Agency (AA).

Ky informacion është publikuar nga Koalicioni Revolucionar i grave egjiptiane me seli në Kajro në raportin e kësaj jave, ku theksojnë se janë dokumentuar edhe 20 raste të përdhunimit të grave dhe të burgosurve politikë në burgjet e Egjiptit.

“Pas grilave ende janë edhe 62 gra”, thuhet në raport, duke vënë në dukje se që nga rrëzimi i Morsit, forcat e sigurisë kanë vrarë 90 gra.

Egjipti është prekur nga trazirat nga viti 2013, pasi u rrëzua Morsi, presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në Egjipt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button