LR-PDSH, Sela ka zhvilluar takim me Këshillin Koordinues të Forumit të Gruas

Në selinë e Lëvizjes për Reforma- PDSH, në Tetovë kryetari i LR-PDSH-së Ziadin Sela ka zhvilluar takim me Këshillin Koordinues të Forumit të Gruas. Gjatë takimit u diskutua për aktivitetet e Forumit të Gruas deri në mbajtjen e Kongresit më 20 Dhjetor 2015.

Kongresi përfshin themelimin e Forumit të Gruas në LR-PDSH kur edhe do të zgjidhen organet legjitime të forumit. Përgatitjen e Kongresit do ta bëjë Këshilli Koordinues i përbërë nga anëtare nga të gjithë degët e vendit.

Në Kongres do të zgjidhet edhe kryetarja e Forumit të Gruas si dhe do të jepet Raport për vijimin e punëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button