‘Albafone’ shumë shpejtë zgjidhet poblemi me T-Mobile dhe VIP

1. Kur do të zgjidhet problemi me pranimin e thirrjeve nga operatorët T-Mobile dhe VIP?

T-Mobile, T-Home dhe VIP ende nuk e kanë nënshkruar marrëveshjen për interkonekcion dhe si shkak i kësaj thirrjet nga këta operatorë drejt numrave Albafone nuk janë të mundshme. Prej numrave tuaj Albafone ju mund të thirrni cilindo numër në botë. Ekipi i Albafone është duke punuar intenzivisht në zgjidhjen e këtij problemi dhe besojmë që do të tejkalohet shpejtë.

2. Kur do te hapen sallonet tjera në Tetovë, Kumanovë, Gostivar, Strugë, Ohër, Manastir?
Albafone gradualisht do të hapë sallonet e veta të shitjes nëpër të gjitha vendet ku jetojnë shqiptarë. Deri në hapjen e salloneve ju mund të siguroni numra dhe kartela Albafone në pikën tuaj më të afërt të shitjes, të cilën do ta vëreni sipas shenjës së Albafone.

3. Kur do të funksionojnë web faqja juaj?
Web faqja jonë do të jetë në funksion javën që vjen. Në të do të mund të ndiqni të gjitha produktet dhe shërbimet që i ofron Albafone. Na ndiqni!

4. Ku të drejtohem për të konkurruar për punë?
Afati për konkurs ka përfunduar për këtë fazë, por ne si kompani e re do të kemi nevojë për kuadra të reja vazhdimisht, prandaj mund ta dërgoni CV-në tuaj në [email protected] dhe në rast se kërkohen kuadra të profilit tuaj do ju thërrasim në intervistë.

5. A keni ofertë postpejd?
Për momentin oferta jonë përfshin vetëm prepaid (me parapagim) dhe është oferta më konkurrente në treg. Tarifat postpejd (me kontratë) janë planifikuar për fazën e dytë dhe do t’ju informojmë kur të fillojmë me ofrimin e shërbimeve postpejd.

6. Si të rezervoj numër të artë? Si të rezervoj numër? Dua numrin e njëjtë që kam tek operatorët tjerë vetëm me prefiksin 073?
Në dyqanet tona mund të plotësoni kërkesë për rezervim të numrit e cila do të shqyrtohet nga sektori përkatës. Përveç kësaj, në ditët në vijim, Albafone do të ofrojë shërbimin ‘port in’ me çka ju mund ta bartni numrin tuaj nga një operator tjetër në Albafone. Domethënë numri ngel i njëjtë por në Albafone.

7. Propozim për vend shitës, kam lokalin tim dua t’jua jap me qira.
Ju lutemi të gjitha propozimet tuaja për bashkëpunim në lidhje me pikë për shitje na i dërgoni në [email protected]. Ju lutemi që propozimet të jenë konkrete dhe detale, të përmbajnë fotografi, lokacion nga google maps dhe të dhëna detale për kontaktim.

8. Si të bëhem bashkëpunetori juaj, të shes numra dhe kartela albafone?
Ju lutemi të dhënat tuaja detale, përfshirë këtu kërkesën na i dërgoni në [email protected] dhe të njëjtat do të dërgohen deri tek sektori përkatës në shqyrtim.

9. A keni internet 3G?
Albafone ofron internet të shpejtë mobil dhe pako shumë konkurrente të internetit. Për të shfrytëzuar këtë shërbim duhet të përshtatni telefonin tuaj me APN-në vijuese: albf-int
Mund të bleni nga pakot vijuese:

200MB në javë – për vetëm 70 denarë
500MB në muaj – për vetëm 150 denarë
1GB në muaj – për vetëm 250 denarë
3GB në muaj – për vetëm 350 denarë/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button