LR-PDSH përgënjeshtron Shehabin: Përfaqësimi nuk është 32%, por 13

“Sa i përket 32% të përfaqësimit të shqiptarëve që gënjen Behixhudin Shehabi, po ju nxjerrim të dhënat e sakta të përfaqësimit të shqiptarëve në Ministrinë e Kulturës: Nga 355 të punësuar në total, shqiptarë kanë ngelur vetëm 49. Në përqindje i bie vetëm 13%”, thonë nga LR-PDSH.

Sipas tyre nga këto 49 shqiptarët e punësuar, 27 prej tyre punojnë në objektin e Ministrisë, ndërsa 22 të punësuarit tjerë janë izoluar diku tjetër dhe nuk kanë qasje në punët e Ministrisë. Ndërsa në përfaqësimin vertikal, nga 13 Sektorë që përbëjnë Ministrinë e Kulturës, vetëm 1 udhëheqës sektori është shqiptarë që në përqindje është vetëm 7.6%.

“Këto shifra janë pasqyra e punës së Behixhudin Shehabit dhe BDI-së. Që nga emërimi i Behixhudin Shehabit më 8 Korrik 2014 në funksionin e sekretarit shtetëror të Ministrisë së Kulturës ka pas rënie të numrit të përqindjes së shqiptarëve. Nga viti 2014 deri më sot nuk ka pasur asnjë punësim të shqiptarëve, madje shqiptarët që kanë dalë në pension dhe ato që kanë lënë punën, nuk janë zëvendësuar me shqiptar, por me nacionalitete të tjera”, thonë nga LR-PDSH”, shtojnë nga LR-PDSH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button