Davutoglu: Turqia ka të drejtë të marrë të gjitha masat për të mbrojtur territorin e saj

Turqia ka të drejtë të marrë të gjitha hapat e duhura për të mbrojtur territorin dhe qytetarët e saj, deklaroi sot në Ankara, kryeministri turk Ahmet Davutoglu, me rastin e rrëzimit të avionit ushtarak rus në kufirin me Sirinë, raporton Anadolu Agency (AA).

“E gjithë bota duhet ta dijë se ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet dhe do të marrim të gjitha hapat e nevojshme për të mbrojtur kufijtë tanë, jetën dhe sigurinë e qytetarëve tanë në të gjitha aspektet. Reagimi i forcave tona ajrore ndaj avionit që kishte shkelur hapësirën ajrore turke duhet të shihet në këtë kontekst. Është e qartë se ne nuk kemi qëllime nga e cila mund të konkludohet se kemi pretendime territoriale ndaj kujt do. Përveç kësaj, të gjithë duhet ta dinë se kjo është detyra jonë, dhe e drejta ndërkombëtare për të marrë të gjitha masat në rast të shkeljes së sigurisë të kufijve tanë në çfarë do mënyre”, tha Davutoglu.

Ai i bëri thirrje “të gjithë botës që bashkërisht të shuajnë zjarrin në Siri”.

Kryeministri turk theksoi gjithashtu se turkmenët, arabët, kurdët, si dhe të gjithë popujt tjerë në Siri kanë të drejtë të jetojnë në liri.

Nga NATO-ja më parë njoftuan se sot pasdite do të mbahet një takim i jashtëzakonshëm, lidhur me rrëzimin e avionit luftarak rus nga forcat ajrore turke në afërsi të kufirit turko-sirian.

Avioni luftarak i prodhimi rus SU-24 u rrëzua në afërsi të kufirit turko-sirian pas dhjetë paralajmërimeve në pesë minuta të cilat u bënë për shkelje të hapësirës ajore turke, u godit nga dy avionë të tipit F-16 këtë mëngjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button