Një delegacion i Besës realizon takim me shefen e misioni të OSBE-së në Shkup, Suomalainen

Sot, në selinë e Misionit të OSBE-së në Shkup ishte në vizitë një delegacion i Lëvizjes BESA, i udhëhequr nga Bilall Kasami – kryetar dhe Afrim Gashi e Zeqirija Ibrahimi – anëtarë të Trupit Koordinues. Ata u pritën nga Shefja e Misionit të OSBE-së në Shkup, Nina Suomalainen.

“Në këtë takim u diskutua për situatën e gjithmbarshme politike në vend, me ç’rast përfaqësuesit e BESËS theksuan se fakti që në Maqedoni riciklohet kriza dhe akoma mbetet shumë vend për asistencë ndërkombëtare, flet për atë se Maqedonia ka dështuar në shtetbërjen e saj. Ata po ashtu e informuan znj. Nina Suomalainen për iniciativën politike BESA, për ngritjen e saj strukturore dhe për ofertën e saj në skenën politike të Maqedonisë. Nina Suomalainen, nga ana e saj, shfaqi kënaqësinë që skena politike po gjallërohet dhe idetë dhe vizionet e reja mund të kontribuojnë në zhvillimet demokratike”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes Besa. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button