Egjipt, në një sulm vetvrasës vriten tre policë dhe një prokuror

Nga aktivizimi i një makine bombë pranë një hoteli në lagjën Arish, në provincën egjiptiane të Sinait Verior, katër persona u vranë ndërsa 14 të tjerë u plagosën, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas burimeve të sigurisë, në hotel kishin qëndruar pjesëtarët e forcave të sigurisë dhe prokurorët, të cilët duhej të monitoronin zgjedhjet parlamentare në Arish. Me këtë rast u vranë tre policë dhe një prokuror, kurse u plagosën dhjetë policë, dy gjyqtarë dhe dy civilë.

Vazhdojnë hetimet rreth incidentit, kurse ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button