Ja çka thotë gazetari Arsiq për skandalin me letërnjoftimet (VIDEO)

Gazetari i javores “Fokus” Lubisha Arsiq ka publikuar aferën me 30 mijë letërnjoftime të falsifikuara, mbrëmë ai në emisionin “360” në Alsat-M ka treguar se si ka ardhur deri te 105 letërnjoftime të falsifikuara dhe për kredibilitetin e burimit, transmeton Portalb.

Sipas Arsiq, letërnjoftimet kanë qenë në tre gjuhë- anglisht, maqedonisht dhe shqip. Përvec maqedonas dhe shqiptarë në letërnjoftime kanë figuruar dhe romë dhe turq.

“Normal që kam menduar shumë për kredibilitetin e burimit. Fakti që, letërnjoftimet që mi ka sjellë burimi im, rreth 105 letërnjoftime, vetë inspektorët e MPB-së i kanë vërtetuar se janë të falsifikuara”, ka thënë Arsiq.

Sipas burimit anonim të javores “Fokus”, letërnjoftimet janë përdorur për manipulime zgjedhore. Përkatësisht, ekzistojnë nga 6 letërnjoftime të një personi me të njëjtën fotografi, por me të dhëna të ndryshme për adresën, emrin, mbiemrin dhe vendin ku jeton. Ndonëse letërnjoftimet janë të rrejshme, numrat e amzës janë të vlefshme sipas listës së zgjedhësve të Komisionit shtetëror zgjedhor. Praktikisht, nëse nuk vërehet falsifikimi, me këtë dokument potencialisht mund edhe të votohet.

Ministri i ri i brendshëm, Oliver Spasovski zotohet se do ta ndriçojë skandalin me letërnjoftimet false.

“Sipas informatave që mi dhanë mua, me siguri letërnjoftime të tilla ka në më shumë qytete në Maqedoni dhe këtë më adekuate do ishte ta hetojë sektori i kriminalitetit të organizuar. Menjëherë pas kësaj është informuar Prokuroria publike e Maqedonisë, pas çka është dhënë urdhër për ekspertizë. Ekspertiza e letrës, shkronjave etj. për t’u vërtetuar nëse këto letërnjoftimi vërtetë janë të falsifikuara. Nëse janë të falsifikuara, kush i ka bërë ato e kështu me radhë”, deklaroi Spasovski, ministër i Brendshëm./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button