Opozita dorëzon peticionin: Presidentja të mos e anashkalojë

Opozita e bashkuar dorëzoi sot në Presidencë peticionin me mbi 205 mijë nënshkrime, kundër marrëveshjeve me Serbinë dhe asaj për kufirin me Malin e Zi.

Kreu i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, tha se deri më tani presidentja Jahjaga e ka kritikuar opozitën për krizën politike, kurse tani e tutje, me mbi 205 mijë firmat e qytetarëve, ajo ka në dorë një argument të fuqishëm për të arsyetuar kundërshtimin e marrëveshjeve për Asociacionin dhe Demarkacionin, përballë Qeverisë dhe deputetëve të Kuvendit që i përkrahin ato.

Kurse Pal Lekaj i AAK-së pohoi se ky peticion nuk është dorëzuar në Presidencë për t’u proceduar në Kuvend, por që si unifikuese e vullnetit të popullit, presidentja ta marrë në konsideratë vullnetin e 205 mijë qytetarëve që ajo përfaqëson.

Ndërkaq shefja e grupit parlamentar të Nismës, Valdete Bajrami, tha se opozita e mirëpret faktin që Kryesia e Kuvendit nuk ka thirrur seancë këtë javë, para 28 nëntorit.

Për opozitën, alarmet e policisë për rrezikun ndaj terrorizmit janë një përpjekje për t’i frikësuar qytetarët që të mos dalin më 28 nëntor në manifestimin e opozitës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button