Mustafa: BE e shqetësuar me gjendjen në Kosovë

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka deklaruar se gjatë vizitës në Bruksel kanë marr shqetësimin e zyrtarëve të lartë të BE-së për gjendjen në Kosovë.

Ai në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës tha se arsyeja kryesore e vizitës në Bruksel ishte çështja e liberalizimit të vizave, ku kanë kërkuar që të liberalizohen vizat edhe për qytetarët e Kosovës, jo si dhuratë por si rezultat i përmbushjes së kriterëve.

Mustafa shtoi se presin një raport pozitiv në fund të vitit dhe në vitin e ardhshëm qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm pa viza.

Në këtë mbledhje të Qeverisë janë shqyrtuar dhe miratuar një sërë propozim vendimesh dhe projekligje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button