Real Madrid po kalon momente të vështira

Real Madrid po kalon një moment të vështirë pas disfatës 4 – 0 me El Clasico. Kjo gjendje ka shtyrë presidentin Florentino Perez të mbledhë bordin drejtues për të diskutuar rreth situatës.

Mediat spanjolle shkruajnë se lojtarët janë kundër trajnerit Rafa Benitez, por tifozët kundërshtojnë edhe presidentin Perez. Një sezon i nisur keq, pasi në 12 javë janë marrë 24 pikë, nisja më e dobët prej sezonin 2005 – 2006.

Një situatë kritike, ku nuk ngurrohet të përmendet edhe një shkarkim i Rafa Benitez edhe pse erdhi me shumë bujë, si një trajner që e njeh ambientin madrilen.

Zëvendësuesi i tij i mundshëm përmendet Zinedine Zidane, i cili aktualisht drejton ekipin e dytë të Real Madrid, që është pjesë e kategorisë së tretë.

Real largoi Carlo Ancelotti duke e zëvendësuar me Rafa Benitez, megjithatë italiani dëshiron të kthehet në “Santiago Bernabeu”, por jo këtë sezon, transmeton Tv Klan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button