Shteti nuk ka investime, radhën e kanë të hollat e emigrantëve

Erol Rizaov, kolumnë-“ Arrestimi i Shipoviq-it”, Utrinski Vesnik
Një zyrtar i lartë i VMRO-DPMNE  7 vitet e fundit nuk është i shqetësuar as nga policia, as nga komisioni për anti-korrupsion, as nga inspektimet, as nga lustratorët, as nga mediat e kontrolluara. Në majën e partisë më patriotike nuk ka krim, nuk ka pastrim parash, nuk ka korrupsion, nuk ka spiunë, nuk ka nepotizëm, nuk ka armiq dhe tradhtar.

Daniela Trpçevska, editorial- “Qasje të ndryshme në gjyqësi”, Utrinski Vesnik
Maja e shtetit shpesh e potencon jo-selektimin e arrestimeve dhe apelojnë të mos bëhet shtypje mbi gjykatën, sepse, para ligjit të gjithë janë të njëjtë. Por, shkarkimi i partive nga rastet të cilat marrin dimensione të fuqishme politike, jo vetëm që është i pamundur por edhe mbetet njollë e zezë për imazhin e shtetit.

Hristo Ivanovski, koment- “Hegemonizmi grek në vepër”, Dnevnik
Duke luajtur lojëra të kualifikuara me konflikte të ngrira, Greqia në të vërtetë tregon kush është i keqi kryesor në regjion.

Ivana Kostovska, kolumnë- “Revolucioni kadife për emrin”, Dnevnik
Nëse i quanin Çekët Republika e mëparshme e Maqedonisë, do të  ngrihej rebelim për  ndryshim emri, pasi ngritën revolucion kadifeje për shkak të sigurimit se të huajt  termin Çek e shohin si  komb  të ndryshueshëm të Çekoslovakisë.

Agim Jonuz, kolumnë- “Bën çka ti bësh, ky popull do të jetojë”, Dnevnik
Ku është kurthi që i shtyri ata babushat nga Evropa të na i ngrehin veshët kur janë në pyetje mediumet. Ne të gjithë kemi harruar se si duken mediumet në të cilat duhet të lexosh mes rreshtave. Nga mes rreshtash, mediumet tona kaluan në mes brirësh.

Mirçe Jovanovski, kolumnë-“ Potencial i imtësuar”, Utrinski Vesnik
Ia vlen të bëhen përpjekje jo vetëm përmes fondit për investime, por edhe në mënyrë tjetër të shfrytëzohen  paratë e emigrantëve për projekte konkrete, e jo vetëm për harxhime personale. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button