Arrestohen edhe dy aktivistë të VV-së

Lëvizja Vetëvendosje lajmëron se Policia e Kosovës ka arrestuar sot edhe dy aktivistë të saj, Durim Elshanin dhe Veron Hasanin.

Krejt kjo prej VV-së po quhet e qëllimshme, pasi sipas tyre veprimet e tilla synojnë të provokojnë situatën në mënyrë që të sabotohet manifestimi madhështor e paqësor që do të mbahet më 28 nëntor kundër marrëveshjeve me Serbinë dhe kundër demarkacionit me Malin e Zi.

“Policia e Kosovës fatkeqësisht është duke u përdorur si një mjet për të kufizuar të drejtat e opozitës dhe të qytetarëve për të protestuar e për t’u angazhuar, si dhe për të shprehur lirisht bindjet e tyre politike”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Vetëvendosje në njoftimin e saj thotë po ashtu se “Policia e Kosovës, e përbërë edhe prej atyre djemve e vajzave që luftuan për liri, për ta larguar Serbinë nga Kosova, sot po përdoret për ta rikthyer Serbinë në Kosovë, prej një pushteti të korruptuar e të padrejtë. Policia po vepron në mënyrë jo-transparente, duke arrestuar pa fletë-arrest, duke mos bërë me dije se si po trajtohen të arrestuarit apo cilët janë ata”.

Vetëvendosje i bënë thirrje Prokurorisë dhe Policisë së Kosovës që të ndalë së përndjekuri aktivistët e saj dhe të opozitës.

Ata thonë se padrejtësive nuk do t’i dorëzohen.

“Padrejtësisë nuk do t’i dorëzohemi!. Lironi aktivistët!. “Zajednica” nuk kalon!”, thuhet në këtë njoftim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button