Hyseni: Nuk ka nevojë për panik, nuk rrezikohemi nga ndonjë sulm konkret

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Skender Hyseni, në emisionin “Info- Box” të RTV Dukagjini, ka theksuar se edhe Kosova sikurse edhe shumë shtete të tjera po merr masa për tu mbrojtur nga sulmet eventuale terroriste.

Sipas tij, “as vendi jonë nuk është imun prej sulmeve terroriste”, duke shtuar se “edhe Kosova mund të rrezikohet nga terroristët, ndonëse indikacione konkrete mungojnë se mund të ndodhë kjo gjë”.

“Pas një konsultimi paraprak më Këshillin Kombëtar të Sigurisë, është vlerësuar se duhet të shtohen masat, dhe të shtohet vigjilenca dhe kujdesi te qytetarët veç e veç. Do të ketë përkujdesje më të madhe nëpër tubime të ndryshme. Cak i sulmeve të terroristëve kryesisht janë vendet ku ka shumë frekuentim të njerëzve. Megjithatë nuk ka nevojë për panik, sepse nuk ka ndonjë kërcënim konkret”, ka shtuar ministri Hyseni.

Sipas tij, faktori kryesor që i dërgon të rinjtë nëpër luftëra të huaja është ideologjia dhe pastaj radhiten faktorët tjerë socialë dhe politikë.

“Nuk ndodh që luftëtarët në ato luftëra të shkojnë vetëm për shkaqe ekonomike. Kjo është njëra ndër arsyet, por jo e para. Zakonisht arsyeja kryesore është bindja dhe ideologjia”, ka theksuar Hyseni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button