Titull senzacionalist për më tepër klikime

[Recension: Çerdheja e xhihadistëve është disa orë larg nga Shkupi: Policia nuk guxon të hyjë atje (video)]

Këtë tekst për recension e propozoi një lexuesi ynë, ndërsa problemi me të qëndron te titulli i artikullit.

Леглото на џихадистите е на неколку часа Република OnlineLinku deri te artikulli origjinal: Çerdheja e xhihadistëve është disa orë larg nga Shkupi: Policia nuk guxon të hyjë atje (video)

Data dhe koha e publikimit: 16.11.2015

Data e recensionit: 21.11.2015

Recensuese: Аna Anastasovska

“Çerdheja e xhihadistëve është disa orë larg nga Shkupi: Policia nuk guxon të hyjë atje”. Me siguri kur do ta lexoni një titull të këtillë, menjëherë do ta hapni tekstin që të shihni se për cilin vend, në afërsi të Shkupit bëhet fjalë.

Mirëpo, kur do të filloni ta lexoni artikullin, do ta kuptoni se gazetari ju dërgon në Bosnje dhe Hercegovinë. Jashtë Maqedonisë dhe qindra kilometra larg Shkupit.

Nuk tregojnë se me çfarë mjeti transportues? Për “disa orë” arrihet edhe deri në Londër ose në Moskë – ka shkruar lexuesi ynë.

Vërejtja e tij është  me vend. Titulli nuk ka asnjë lidhje me artikullin, mirëpo me qëllim është formuluar në atë mënyrë që të tërheqë sa më tepër lexues, dhe gjithsesi, sa më shumë klikime.

Titulli i një teksti duhet të formulohet qartë dhe në mënyrë precize dhe të përkojë me artikullin, e jo të jetë tendencioz dhe, sikurse në këtë rast, të shkaktojë panik te lexuesit.

Ajo që i mungon tekstit, është se nuk e ka theksuar burimin prej ku është marrë lajmi, që të mos vihet në pikëpyetje autenticiteti i tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button