Nuk ka takim të grupeve të punës, Van Hojte në Bruksel

Grupet punuese as sot e as nesër nuk do të kenë takim për të diskutuar në lidhje me çështjen e mediave, pasi që ndërmjetësuesi belg Piter Van Hojte është në Bruksel, njofton TV SHENJA.

Takimi i ardhshëm me siguri do të mbahet të mërkurën, ndërsa afati për të arritur marrëveshje është deri në fund të javës.
Të premten, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve përpara Klubit të Deputetëve kanë paralajmëruar se do të protestojnë nëse shoqatat e gazetarëve nuk përfshihen në bisedat për mediat.
Kryetari i SHGM-së, Naser Selmani, ka reaguar në lidhje me ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor në të cilin janë të kyçur edhe internet-portalet ndërsa janë parashikuar edhe gjoba deri në 8000 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button