Flet për TV21 viktima e demoralizuar, 10 vite dhunohet nga burri i saj

Tridhjetë e shtatë vjeçarja nga Velesi është një nga viktimat e dhunës familjare. Ajo për televizionin 21 flet për torturën që ka përjetuar 10 vite me radhë.  Kjo protagoniste e dhunës në familje kërkon që identiteti i saj të mbetet anonim, për shkaqe sigurie.

“Gjatë shtatzënisë gjithë kohës “kam ngrënë dajak” nga burri im. I shtroja bukën, thoshte se nuk është ushqimi i mirë. Ja hekurosja këmishën, prapë më thoshte se nuk ishte hekurosur mirë. Ai gjithnjë kërkonte imtësira të vogla dhe arsye, që më pas ta shfryjë mllefin. Pasi që më rrihte, nuk mundesha të ngritëm në këmbë. Ai vinte dhe më përkledhte duke më thënë se më kishte goditur gjoja për të mirën time, që të mbushem mend. Por nga ana tjetër, unë nuk kisha bërë asgjë”, tha ajo.

Edhe dy fëmijët e saj janë dëshmitarë të dhunës,  e përjetuar vite me radhë.  Viktima e kësaj dhune shprehë pakënaqësi edhe ndaj policisë, që sipas saj nuk kishte vepruar si duhet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button