Ismail Kahraman zgjidhet kryetar i Parlamentit të Turqisë

Deputeti i AK Partisë në qytetin Stamboll është zgjedhur Kryetar i Parlamentit Kombëtar të Turqisë në raundin e tretë me 316 vota, raporton Anadolu Agency (AA).

Në votimet për Kryetar të Parlamentit Kombëtar të Turqisë në raundin e parë dhe të dytë asnjë kandidat nuk arriti të marrë shumciën e duhur, ndërkohë në raundin e tretë mjaftonte një shumicë e thjeshtë për të zgjedhur Kryetarin Ismail Kahraman, i cili në krahasim me kandidatët e tjerë ka kryesuar garën me 316 vota.

Për postin kryetar të Parlamentit të Turqisë kandiduan: İsmail Kahraman nga AK Partia, i cili është deputet i Stambollit. Deputete e Partisë Republikane Popullore në Ankara, Gülsün Bilgehan, Deputet i Partisë Nacionaliste (MHP) të Kajserit, Yusuf Halaçoğlu dhe deputeti i Partisë Demokratike të Popujve (HDP) Dengir Mir Mehmet Fırat.

Seanca e parë e konstituimit të Parlamentit të Turqisë u realizua më 17 nëntor, ndërkohë Parlamenti i Turqisë pritet të votëbesojë qeverinë e këtij vendi në javët në vazhdim.

-Kush është İsmail Kahraman?

İsmail Kahraman lindi në vitin 1940 në Rize të Turqisë. Ai ka mbaruar studimet në Fakultetin e Drejtësisë pranë Universitetit të Stambollit. Kahraman ka punuar më parë në poste të ndryshme në sektorin privat dhe shtetëror, ku ai që ka spikatur më shumë është posti i këshilltarit pranë Ministrisë së Punës. Kahraman është zgjedhur si deputet i legjislaturës së 20-të me partinë Refah dhe në atë 21-të me apartinë Fazilet në Parlamentin e Republikës së Turqisë. Kahraman ka ushtruar gjithashtu edhe detyrën si Ministër i Kulturës gjatë qeverisjes së 54-të të Republikës së Turqisë. Kahraman është i martuar dhe babai i katër fëmijëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button