Presidenti që ka frymëzuar miliona njerëz në botë

Më poshtë mund të lexoni një histori të shkurtër ish-presidenti brazilian, Lula da Silva, historia e jetës së të cilit ka frymëzuar miliona njerëz në tërë botën e që po përhapet në formë virale në rrjetet sociale.

Burri në qendër të fotos është Lula da Silva. Ai u rrit nga e ëma, ishin 6 fëmijë, jetonin vetëm në një dhomë.

E braktisi shkollën kur ishte 10 vjeç dhe punonte në rrugë duke lyer këpucët, pastaj në një pikë karburanti si mekanik, më tej në një fabrikë çeliku ku theu kyçin e dorës së majtë.

U burgos për shkak se luftonte për të drejtat e punëtorëve dhe militonte kundër korrupsionit në klasën politike.

Pas një kohe arriti të bëhej presidenti i Brazilit.

Nga ky pozicion ai i doli në krah punëtorëve për tetë vjet, nga viti 2003-2010.

Gjatë presidencës së tij vendi arriti në radhën e vendeve më të fuqishme të botës.

Kur mbaroi mandatin e dytë presidencial miliona njerëz dolën në rrugët e vendit jo kundër tij, por të kërkonin ndryshimin e Kushtetutës për të marrë mandatin e tretë.

Duke marrë fjalën, për t’u dhënë lamtumirën njerëzve, duke qarë tha: ‘Luftova 20 vjet, bëra dhe burg që t’u ndalojmë presidentëve të qëndrojnë në pushtet më shumë sesa mandati ligjor. Si t’ia lejoj vetes të bëj këtë që kërkoni tani?’

Ky president ka hyrë në histori si politikani që ju shërbeu të varfërve dhe ju lehtësoi atyre vuajtjet.

‘U rrita nga një nënë e varfër, por ajo më mësoi të ruaj dinjitetin dhe të qëndroj me ballin lart, transmeton Telegrafi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button