Georgievski: Gabuam me shqiptarët për shkak të ndikimit serb

Ish kryeministri i Maqedonise Lupco Georgievski në një intervistë për emisionin “Zigzag” të televizionit Art, duke folur për ndikimin serb në shoqërinë maqedonase, tha se pikërisht ky ndikim ka pamundësuar kuptimin e kërkesave të shqiptarëve nga pavarësia e këndej. “Ne jemi me mendje të errësuara, brenda në Maqedoni, ne jemi vetëm serbofilë, nuk jemi as jugosllavë dhe kjo më tej na shkakton problem në gjithë ndjenjën e shtetësisë”, thotë ai

Gerogiveski është shprehur se, për dallim nga vitet ’90-ta, rrugëtimi Maqedonisë vitet e fundit po vonohet krahasuar me shtetet tjera të rajonit. “Faji për këtë nuk është i vetëm një strukture apo partie politike. Ne përherë vonohemi, përherë mendojmë më shumë, përherë mendohemi, kështuqë, po rikujtoj qysh në vitin nëntëdhjetë ne mendonim nëse do të jemi të pavarur apo nuk do të jemi të pavarur”, ka thënë ish shefi i Ekzekutivit të Maqedonisë.

Pastaj u menduam kur ta bëjmë kërkesën për në Bashkimin Evropian, u menduam kur ta bëjmë kërkesën për në NATO. Në të gjitha këto procese ne u vonuam disi. E kemi një problem, unë nuk e nënçmoj se është problem i vogël, problemin e emrit me Greqinë. Këtë problem jo vetëm që nuk po mundohemi ta zgjidhim, por disi po e lëmë dhe po e problematizojmë edhe më shumë nga ajo se sa është problemi, sidomos janë mjeshtër në këtë plan, kjo qeveria e tashme që po sundon në Republikën e Maqedonisë e cila, të themi, nëse problemi me emrin ishte në shkallën e tretë, ata e ngritën në shkallën e dhjetë. Kështu që, tani nëse shikoni nga aspekti i sotëm, ju duket edhe si problem i pazgjithshëm. Pra, jemi mjeshtër që t’i komplikojmë punët”, ka thënë Georgievski. Sigurisht këtu është edhe kriza e vitit 2001 e cila po ashtu na shkaktoi një ngecje në këtë rrugë, thotë më tej Lubço Gerogievski, aktualisht kryetar i partisë VMRO-Popullore.

“Përherë po na ndodhë diçka, qoftë nga jashtë, qoftë nga brenda dhe, thënë thjesht, vështirë se po e çajmë këtë rrugë të inegrimit euro-atlanitk, kurse nuk mund të kuptojmë se kjo është A-ja të cilën duhet ta zgjidhim. Edhe nga plani i sigurisë, edhe nga plani i ekzistimit, edhe nga plani ekonomik, edhe demokratik, ne patjetër duhet t’i kapërcejmë të gjitha problemet, të shkojmë përpara”, thotë ai. Georgievski më tej ka folur edhe për ndikimin serb në shoqërinë maqedonase, i cili ka pamundësuar kuptimin e kërkesave të shqiptarëve nga pavarësia e këndej. “Ne jemi me mendje të errësuara, brenda në Maqedoni, ne jemi vetëm serbofilë, nuk jemi as jugosllavë dhe kjo më tej na shkakton problem në gjithë ndjenjën e shtetësisë. Problem i dytë i madh që, të themi, unë e kam pranuar shumë herë, është që nuk i kuptuam kërkesat e shqiptarëve nga viti ’90-të”, ka thënë ndër të tjera Lubço Gerogievski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button