Ja kush u kualifikua në Brazil 2014

Përfaqësueset e Bosnjës, Anglisë, Spanjës dhe Rusisë, kanë siguruar kualifikimin direkt në botërorin e Brazil 2014. Më parë kualifikimin e kishin siguruar, Holanda, Italia, Gjermania, Zvicra dhe Belgjika.
Rusia u rendit e para në Grupin F edhe atë falë barazimin në transfertë me Azerbajxhanin. Pikërisht kjo pikë këtij vendi ia siguroi epërsinë ndaj Portugalisë, e cila e mundi Luksemburgun, por kualifikimin në botërorin e ardhshëm do ta kërkojë përmes balotazhit.

Bosna dhe Hercegovina, deri tek pozita e parë në Grupin G, erdhi falë rezultateve më të mira mes vete me Greqinë. Të dyja këto kombëtare sonte shënuan fitore, por boshnjakët shënuan fitore më të vështirë në transfertë tek Lituania. Kësaj kombëtare nuk i ndihmoi as premia e ofruar nga grekët prej 50 mijë euro për çdo futbollist që të ndalin boshnjakët.

Përfaqësuesja e Anglisë ka marrë vizën për në Brazil, ku në vitin e ardhshëm do të zhvillohet Kampionati Botëror në futboll. “Tre Luanët” morën pikët e nevojshme në triumfin prej 2-0 kundër Polonisë. Kombëtarja kampione e Evropës dhe botës, Spanja, ka regjistruar një fitore rutinë prej 2-0 kundër Gjeorgjisë në Estadio Carlos Belmonte në Albacete, për të siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror 2014.

Gjithashtu kemi mësuar edhe emrat e kombëtareve të cilat do të luajnë në barazh dhe ato janë: Greqia, Portugalia, Ukraina, Franca, Suedia, Islanda, Rumunia dhe Kroacia, ndërsa Danimarka si kombëtarja e dytë më e dobët u eliminua nga këto gara. Këto kombëtare duhet të presin deri të hënën për të mësuar emrin e kundërshtarit në ‘play-off’ dhe pastaj do të fillojnë të ëndërrojnë se mund të luajnë në Brazil.

Lajme të ngjashme

Back to top button