Fillon me punë “VPTEKS Maqedoni” – investim holandezë

Në fshatin Kadino në Komunën e Ilindenit sot solemnisht do të hapet fabrika për prodhimin e veshjeve të punës dhe veshjeve mbrojtëse “VPTEKS Maqedoni” të firmës holandeze Van Puijenbroek Textiel.

Van Puijenbroek Textiel ka  rol lider në tregun ndërkombëtar për veshje profesionale industrial dhe veshje mbrojtëse me materiale të cilësisë së lartë me traditë të gjatë pothuajse 150 vjet. Kompania holandezë filloi që të realizojë investimin e saj në Maqedoni me vlerë prej dy milionë eurosh, në shtator të vitit 2013 kur u vendos gur-themeli në prani të kryeministrit Nikolla Gruevski dhe anëtarëve të Qeverisë.

“VPTEKS Maqedoni” ka 50 të punësuar, ndërsa numri i tyre do të rritet në njëqind deri më 1 nëntor me vendosjen e linjës së dytë të prodhimit. Në Kuartalin e parë në vitin 2014 do të pasojë edhe linja e tretë.

Lajme të ngjashme

Back to top button