Me vite liqeni “Treska” nuk shfrytëzohet, banorët skeptik për rinovimin e tij!

Liqeni Treska, dikur ishte vendi ku banorët e Shkupit dhe rrethinës relaksoheshin gjatë stinës së verës, ndërsa gjatë uikendeve liqeni ishte i stërmbushur nga vizitorët. Tashmë me vite kjo qendër rekreative nuk është në funksion, ndërsa disa vizitorë kanë humbur shpresën se do të ndërmerret diçka në këtë drejtim. Këto pamje dëshmojnë se në çfarë gjendje është uji në liqen.  Ndonëse jemi në muajin nëntor, megjithatë për këtë njeri që po lahej brenda në ujë, nuk përbën problem ftohti dhe stina e vjeshtës, por papastërtia e ujit. Disa prej vizitorëve e drejtuan gishtin kah komuna e Sarajit, duke thënë se ajo nuk është e aftë për ta rikthyer në funksion liqenin në fjalë, njofton TV21.

Në vitin 2013 qeveria e Republikës së Maqedonisë informoi se qendra rekreative sportive Treska, kaloi në pronësi të Komunës së Sarajit. Kryetari i kësaj komune Bekim Murati, fajin se pse nuk kanë filluar punimet për rinovimin e liqenit i’a hedh Ministrisë së transportit dhe lidhjeve. Sipas tij, procedurat për riparimin e liqenit kanë filluar para dy viteve, por pritet pëlqimi nga kjo Ministri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button