Lunacek lajme të mira për liberalizim, e mirëpret propozimin e Dedës e Osmanit

Zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian, njëherësh raportuese për Kosovën në PE, Ulrike Lunacek ka thënë se Komisioni Evropian me gjasë do t’ia jap dritën e gjelbër Këshillit të Evropës në dhjetor – që ta japin dritën e gjelbër për liberalizim vizash për Kosovën.

“Kjo e fundit eskalimi i mëtejshëm i dhunës do ta bënte shumë të vështirë argumentimin e miqve të Republikës së Kosovës për integrim të mëtejshëm të shtetit më të ri evropian në BE, veçanërisht kur kemi të bëjmë me bindjen e Ministrave të Brendshëm vitin e ardhshëm – pasi Komisioni [Evropian] me gjasë do t’ia jap dritën e gjelbër Këshillit [të Evropës] në dhjetor – që ta japin dritën e gjelbër për liberalizim vizash”.

Lunacek, siç raporton Koha.net, ka thënë se i vlerëson jashtëzakonisht shumë përpjekjet e deputetëve Osmani dhe Deda, dy deputetë nga grupe të ndryshme parlamentare – njëri pjesë e qeverisë e tjetri pjesë e opozitës – të cilët, sipas saj, në një përpjekje të përbashkët vërtetë evropiane kanë arritur të shkruajnë një propozim të vlefshëm dhe shumë racional “të cilin kërkoj që ta pranojnë të gjitha partitë në Kosovë, qofshin ato opozitare apo qeveritare”.

“Pajtimi për këtë propozim do të ishte mënyra e duhur për t’iu kthyer një mënyre paqësore të negociatave dhe debatit parlamentar dhe të mos dëmtohet më tutje imazhi i Kosovë jashtë me eskalim të mëtejshëm të dhunës”, ka thënë Lunacek.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button