Të rinj kosovarë marrin kontrata pune për në Dubai

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook njoftimin se një kompani arabe ka shpërndarë kontrata pune për disa të rinj nga Kosova.

“Para pak ditësh, së bashku me ‘Europe Agency’, që operon në Kosovë dhe Shqipëri, shpërndamë kontratat e punës për disa të rinj, që do të fillojnë punën në Emiratet e Bashkuara Arabe, përkatësisht në Dubai”, shkruan Abrashi, transmeton Koha.net.

Kjo iniciativë, sipas Abrashi, e filluar këtë vit, paraqet një mundësi për nxënien dhe avancimin e shkathtësive profesionale për këta të rinj, në sektorë si arsimi, menaxhmenti, hoteleria, shërbime të transporti, etj.

“Mundësitë janë të mëdha dhe ne duhet të hapemi dhe integrohemi në tregun evropian e global ekonomik, të punës dhe të shërbimeve. Nisur nga kjo, edhe në të ardhmen, do të bashkëpunojmë me të gjitha agjencionet vendore dhe tjera, që ndërmjetësojnë në punësim, në mënyrë që të krijojmë mundësi më të shumta për të rinjtë e Kosovës”, ka përfunduar Abrashi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button