Bexheti: Me afrimin e zgjedhjeve, partitë po humbin ndikimin në teren

 ‘Anketa e IRI-t paraqet gjendjen reale dhe faktike që mbizotëron në Republikën e Maqedonisë’. Kështu shprehet akademiku Abdylmenaf Bexheti, sipas të cilit me afrimin e datës për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, partitë në pushtet kanë filluar të zbehen dhe të humbin ndikimin e tyre në teren, njofton Alsat-M.

Kështu ndodhë edhe me kryeministrin Gruevski rizgjedhjen e të cilit në krye të qeverisë e mbështesin vetëm 35 për qind e të anketuarve nga IRI, derisa 52 për qind kërkojnë largimin e tij.

“Sa po vjen dhe afrohet prilli i viti të ardhshëm, partitë në pushtet po humbin ndikimin, dita ditës qytetarët vetëdijësohen në atë punë. Bile partitë politike kanë filluar të zbehen në njëfarë mënyre dhe të paraqiten më shumë si në rolin e sakrificës, se sa në rolin e përgjegjësit. Dëshirojnë që të pranojnë fajin që gjysma tu falet. Mirëpo mendoj se ky rol dhe ky skenarë nuk do t’ju funksionoj”, deklalroi Abdylmenaf Bexheti, akademik.

Anketa e IRI-t e publikuar ditë më parë për herë të parë ka vënë në pah se qytetarët janë më tepër për zhvillim ekonomik se sa për sistem demokratik të qeverisjes, kjo sipas profesorit Nikolla Popovski është se qytetarët kanë nevojë për standard më të mirë jetësorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button