Hoteli në Mali konsiderohej vendi më i sigurtë

Gazetari nga Mali, Moussa Kondo, ka folur për BBC se hoteli Blu Radisson, është konsideruar si një nga vendet më të sigurta në Bamako, dhe një prej vendeve ku qëndrojnë më së shumti turistë të huaj.

Ai është shprehur se forcat e sigurisë së Malit, së bashku me trupat e OKB-së, franceze dhe forcat special amerikane, kishin ngritur një kordon dhe sulmuesit kishin filluar t’i lirojnë një ose dy pengje për çdo 20 minuta.

Të shtëna krismash janë dëgjuar brenda hotelit, kur ekipet e shpëtimit po lëviznin shkallëve të hotelit.

Shumica e pengjeve të liruar kanë refuzuar të flasin për eksperiencën e tyre me terroristët, është shprehur gazetari.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button