Elita Demiri e çon bukurinë shqiptare në “Fashion Aid” të Australisë

Elita Demiri është emri i vajzës shqiptare, e cila është me prejardhje nga Maqedonia dhe një pjesë të jetës ka jetuar në Gjermani. Ajo tashmë është bërë emër i njohur i modës në Australi. Elita të shtunën ka qenë pjesë e një ngjarje të madhe të kësaj fushe në këtë shtet-kontinent.

“Quhet ‘Fashion Aid’, një festë që mbahet njëherë në vit këtu. Marrin pjesë shumë njerëz dhe mblidhen shumë para për njerëzit me sëmundje të ndryshme dhe me leukemi. Mbrëmja mbahet në hotelin më të njohur në Melburn që quhet ‘Crown’. Në shoë marrin pjesë top modelet që përfaqësojnë firmat më ta mira të Australisë”, ka treguar Elita për Online. “Isha e shoqëruar me katër kolege të agjencisë tim ‘Vicious Models Managment’ dhe nëpërmjet ‘Trump events’ u zgjodha të jem në sfilatë për dizajneren më të re dhe të njohur Annie Zanazanian”. Ajo tregon se nuk është shume e pasionuar pas kësaj fushe, meqë pasion e ka fotografinë, por kur ka oferta nuk mund që t’i refuzojë.

Elita është menaxhere e kompanisë Reverse, modele e Samer Khouzamit, pjesëmarrëse në Javët e Modës atje, si dhe kandidate potenciale për të përfaqësuar Australinë në “Miss World 2016”.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button