Shpërblehen fotografitë më të mira për ndryshimet klimatike

Në kuadër të aktivitetit “Vepro tani” u shpërblyen njëzet aktivistë që kishin fotografuar pamje nga natyra të cilat tregojnë për ndryshimet klimatike. Çmimet ishin të ndara në dhjetë kategori dhe për çdo kategori kishte nga dy fitues. Fituesit ishin përzgjedhur pjesërisht nga votat në facebook dhe pjesërisht nga një juri me përfaqësues ndërkombëtar. Fituesit e çmimeve të para, morën nga një biçikletë kurse ata të çmimeve të dyta morën aparate fotografike. Pjesëmarrësit u cilësuan si aktivistë në luftën për ambient të pastër.

Konkursi është organizuar nga Programi për Zhvillimin e Kombeve të Bashkuara, Ambasada franceze në Shkup dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button