Në qumështin për fëmijë është gjetur alumin

Në qumështin për fëmijë të vegjël të prodhuesve më të mëdhenj botërorë  janë gjetur gjurmë alumini vlera e të cilave është shumë herë më e madhe se ajo e lejuara, thuhet në analizat e kryera në Britaninë e Madhe.

Prodhuesit në të cilin janë gjetur  sasi shqetësuese të aluminit janë Aptamil, Hipp Organic, Coë and Gate.

Më tepër alumin është gjetur në qumështin me bazë soje, publikuan mediat londineze.

Në analizat është konfurmuar se qumështi i sojës për bebe përmban edhe 100 herë më shumë alumin se ai i nënës që mund të shkaktojë probleme shëndetësore në zhvillimin  e mëtejshëm.

Në Britaninë e Madhe është e caktuar që shkalla e aluminit në ujë të mos jetë më shumë se 200 mikrogramë për litër.

Sipas investigimeve, të publikuara në revistën BMC Pediatrikc , alumini lidhet me sëmundje neurologjike, porbleme me eshtrat dhe demnecia.

Ekspertë i bënë thirrje prodhuesve që të ulin nivelin e aluminit që  përfundon në qumështin për bebe.

Lajme të ngjashme

Back to top button