Spahiu godet Jahjagen: Sa herë që flet, e bën bërllok

Edhe pse me Kushtetutë, Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, përfaqëson unitetin e popullit, ajo po kritikohet për qasje indiferente karshi ngjarjeve në vend.

Njohës të çështjeve politike e vlerësojnë të parën e vendit si të pafuqishme për të ndikuar në tejkalimin e bllokadës në vend.

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu thotë se në rrethana normale presidentja do të duhej të gjejë mënyrën për të zgjidhur situatën e krijuar në vend, mirëpo problem sipas tij, qëndron se Jahjaga nuk e ka fuqinë për të bërë një gjë të tillë.

“Ajo nuk e ka autoritetin sepse mënyra si është zgjedhë presidente e bën një gjë të tillë. Ajo për mendimin tim është duke e bërë gjënë më të mirë. Sepse sa herë qe fol, ajo e bën bërllok”, ka thënë Spahiu për “Gazetën Tribuna”.

Një ditë më parë, partitë opozitare kanë mbajtur një protestë disa orëshe, mirëpo Jahjaga ka reaguar nëpërmjet një deklaratë vetëm pas përfundimit të saj gjë për të cilën është kritikuar nga njohës të çështjeve politike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button