Kosova anëtarësohet vitin tjetër në Gjykatën e Arbitrazhit

Republika e Kosovës ka pranuar prej Ministrisë së Jashtme të Holandës konfirmimin formal të pranimit për depozitim të akteve të aderimit në Konventën për heqjen e kërkesës për legalizim të dokumenteve publike të jashtme, që njihet ndryshe edhe si Konventa Apostile, si dhe Konventën për aderim në Gjykatën e Përhershme të Arbitrazhit apo Konventa e vitit 1907 për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare.

Konfirmimi i MPJ-së së Holandës njofton se në përputhje me nenin 12-të të saj, Konventa e Apostilës pritet të hyj në fuqi në 14 korrik 2016, ndërsa Konventa e Hagës për anëtarësim në Gjykatën e Përhershme të Arbitrazhit sikurse parashikohet nga neni 95-të i saj do të hyjë në fuqi më 5 janar 2016.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button