Lëvizja Besa: Struga u bë “fshat olimpik” i Ohrit!

Sot përmes një konference për shtyp brenda ambienteve të pishinës së Strugës e cila është jo funksionale prej shumë vitesh, Lëvizja Besa e Strugës ka akuzuar VMRO-BDI-në, që sipas kësaj Lëvizje këta të fundit janë fajtorët kryesor për gjendjen e rëndë të pishinës në Strugë dhe që e kanë lënë pas dore krejtësisht.

Anëtarët e këshillit të Lëvizjes BESA – Strugë, Fatmir Emushi dhe Faton Pollozhani, para gazetarëve, sipas tyre,  shpalosën padrejtësitë që u bëhen qytetarëve të Strugës.

“Për Ohrin miratohet buxheti prej 5 milionë eurosh me aminin e BDI-së dhe VMRO-së, që të ndërtohet pishina në këtë qytet, kurse ne Strugë pishina është bërë çerdhe e narkomanëve dhe e katandisur si mos më keq, ne nuk jemi kundër Ohrit, por duam të trajtohemi të barabartë edhe ne qytetarët e Strugës në buxhetin që ndahet nga qeveria”, theksuan ndër të tjera anëtarët e Lëvizjes Besa në Strugë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button