Rritet siguria në Itali pas paralajmërimeve për sulme terroriste

Është rritur siguria në qytetin verior Italian të Milanos, pas një paralajmërimi të FBI-së se vendet në Itali mund të vihen në shënjestër nga militantët islamikë.

Mediat italiane gjithashtu raportojnë se janë duke u përdorur detektorë metali në hyrje të katadrales së famshme të Milanit, Duomo, dhe rreth 250 policë shtesë po i patrullojnë rrugët e qytetit, transmeton Klan Kosova.

Gjithashtu siguria është rritur edhe në hyrje të sheshit të Shën Pjetrit në Romë.

Ministri i Jashtëm italian, Paolo Gentiloni, në një deklaratë për transmetuesin shetëror RAI është shprehur se forcat e sigurisë italiane kanë qenë në kërkim të pesë personave që nga pasditja e djeshme pas paralajmërimit amerikan rreth sulmeve të mundshme në Romë dhe Milano.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button