Rugova në vitin 1992: Shqiptarët e Maqedonisë përbëjnë 40% të popullsisë

“Shqiptarët e Maqedonisë përbëjnë 40% të popullsisë atje”. Këtë e ka thënë ish presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, në një intervistë dhënë për revistën gjermane “Spigel” në vitin 1992, duke shprehur haptazi dyshime ndaj shifrave zyrtare të qeverisë në Shkup.

“Në rast lufte në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë me siguri do të solidarizohen me ne. Ata përbëjnë 40% të popullsisë, e jo 20%, siç pretendon qeveria në Shkup. Kuptohet ekziston rrezik edhe për ekspansion të huaj, sepse Bullgaria mund të ofrohet si “shpëtimtare” nëse Maqedonia destabilizohet”, kishte thënë presidenti i ndjerë, duke u përgjigjur në pyetjen nëse Kosova pret ndonjë ndihmë në rast lufte me Serbinë.

Në të njëjtën intervistë, ish presidenti Rugova, kishte deklaruar se, “Bashkimi me Shqipërinë është synim i yni i natyrshëm, i gjithë trojeve shqiptar”.

Spiegel: Sa janë gjasat që Serbia mund të bie dakord për kërkesën e juaj për një shtet të pavarur të Kosovës?

Rugova: “Alternativa jonë do të jetë për Serbinë e padëshirueshme, domethënë një pikë e nxehtë e përhershme brenda kufijve të saj. Ne do të jemi të përgatitur për shtetin neutral dhe për momentin jo për ndonjë bashkim me Shqipërinë. Megjithatë, lidhja (bashkimi) me Shqipërinë, pa dyshim, është objektivi ynë natyror”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button