Dita botërore e larjes së duarve; çdo ditë vdesin nga 5 mijë fëmijë!

Në vitin 2008 Fondi i fëmijëve UNICEF, e ka shpallur 15 tetorit si Ditën ndërkombëtare të larjes së duarve.

Përditë nga diarreja, të cilën e quajnë gjithashtu edhe “sëmundja e duarve të pista”, vdesin 5 mijë fëmijë. Kjo sëmundje renditet në vendin e 3-të përkatësisht shkaqeve të përfundimeve letale (vdekjes), përqindja e të cilave është veçanërisht e lartë në Azi dhe Afrikë.

Gjysma e këtyre vdekjeve mund të shmangej plotësisht në qoftë se fëmijët do të ishin mësuar të lanin duart me sapun përpara të ngrënit dhe pas vajtjes në WC.

Larja e duarve me sapun është metoda më efikase dhe më e lirë e mbrojtjes nga shumë sëmundje infektive, ndër të tilla tejet kërcënuese e të rënda si kolera dhe pneumonia.

Me dukjen e sapunit epidemitë pushuan së marri jetët e një numri kaq të madh njerëzish në planet, si më parë, thotë akademiku i Akademisë së Shkencave Mjekësore të Rusisë Sergei Kolesnikov. 

Kjo ditë synon rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e larjes së duarve me sapun, si një mënyrë e efektshme dhe e lirë për të parandaluar sëmundjet vdekjeprurëse dhe ngjitëse.Dita Botërore e Larjes së Duarve u organizua për herë të parë në vitin 2008 nga Partneriteti Botëror Publik-Privat për Larjen e Duarve me Sapun.

Kjo iniciativë u përkrah nga një sërë qeverish, institucionesh ndërkombëtare, organizatash të shoqërisë civile, OJF-ve, ndërmarrjeve private dhe individëve në të gjithë botën.

Specialistja për sëmundjet infektive thonë se një larje e thjeshtë e duarve mund të na mbrojë nga sëmundjet vdekjeprurëse.

Nëse ne marrim masa parandaluese kundër mikrobeve nuk kemi pse të frikësohemi.

Në shumicën e rasteve kur një larje e thjeshtë duarsh nënvlerësohet mund të shkaktohen sëmundje si një grip i lehtë, i cili mund të degradojë tek sëmundje më të rënda vdekjeprurëse.

Qëllimi i higjienës së duarve është të mundësojë largimin e mikroorganizmave që shkaktojnë dëmtime fizike dhe infeksione.

Nëse duart lahen vetëm me ujë nuk pastrohen nga mikroorganizmat.

Për zhdukjen e mikroorganizmave është efektiv dhe përdorimi i sapunëve të lëngshëm. 

Përdorimi i lëngjeve antibakteriale është i dobishëm në mësimin e larjes së duarve e cila ka lidhje të drejtpërdrejtë me shëndetin e njeriut./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button