Rusia do t’i shesë Kinës 24 avionë luftarakë

Rusia do ti shesë Kinës 24 avionë luftarakë Su-35. Marrëveshja mes dy shteteve është arritur pas negociatave të gjata, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtari i kompanisë Rostekh, Viktor Kladov për Agjencinë shtetërore të Rusisë deklaroi se pas negociatave të gjata është arritur marrëveshje me Kinën dhe se këtij vendi do ti shiten 24 avionë luftarakë Su-35.

Mediat ruse raportuan negociatat mes dy shteteve janë zhvilluar në qytetin Komsomolsk-na-Amure i cili ndodhet në lindje të Rusisë.

Mediave nuk iu është lejuar të ndjekin këto negociata ndërmet dy shteteve, ndërsa pretendohet se Kina për çdo avion do të paguajë 85 milionë dollarë, ose gjithsej 2 miliardë dollarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button