Çfarë i ndodh trupit nëse nuk flini për 11 ditë me radhë?

Në vitin 1965, një 16-vjeçar me emrin Randy Gardner ia doli të rrinte zgjuar për 11 ditë e 24 minuta, në total 264.4 orë resht. Ky mbetet rekordi më i madh i dokumentuar ndonjëherë i një njeriu që qëndroi pa gjumë pa përdorur asnjë stimulues.

Por çfarë ndodh me trupin e një njeriu të privuar nga gjumi?

Gjendja e 16-vjeçarit u monitorua deri në fund të eksperimentit.

Në ditën e dytë, sytë e djaloshit Gardner kishin vështirësi të qëndronin të hapur dhe kishte vështirësi në identifikimin e objekteve duke i prekur.

Në ditën e tretë, ai pati luhatje të humorit dhe moskoordinim të veprimeve. Në ditën e pestë nisën t’i shfaqen halucinacione.

Pas ditës së pestë, mjekët që e mbajtën nën vëzhgim kanë përshkruar simptomat ditë pas dite.

“Nuk kishte shprehi fytyre, kishte vështirësi në të folur dhe fjali pa intonacion, duhej ta pyesje disa herë që të përgjigjej. Vëmendja e tij ra dukshëm dhe aftësitë mendore u zvogëluan.

Atij iu kërkua të kryente një test, në bazë të të cilit qëndronte një ushtrim i thjeshtë matematikor. Duke u nisur nga numri 100, ai duhej të zbriste numrat me nga 7. Por sapo arriti në numrin 65, ai ndaloi dhe pasi e pyetën se pse e bëri këtë, përgjigjja e tij ishte: Nuk e mbaj mend çfarë më kërkuat të bëj!

Në fakt, efektet e mungesës së gjumit te Gardner dukeshin aq serioze (probleme me kujtesën afatshkurtër, paranojë dhe halucinacione), saqë Libri i rekordeve “Guinness” e ndaloi pjesëmarrjen e njerëzve në këtë kategori.

Por nëse Gardner ia arriti ta kalonte këtë eksperiment pa pasoja mendore apo fizike në terma afatgjatë, shumë prej nesh mund të mos jenë kaq fatlumë.

Pavarësisht se nuk jemi në kërkim të rekordit të kohës më të gjatë pa mbyllur sy, ritmi i jetës dhe mosplotësimi i orëve të nevojshme të gjumit mund të kenë efekte serioze në shëndetin tonë.

Shtimi në peshë, tensioni i lartë i gjakut, ndryshimet hormonale dhe rritja e rrezikut të vdekjes janë disa prej efekteve të gjumit të pamjaftueshëm për shumë vite me radhë, kur mjekët rekomandojnë minimalisht 7 orë në natë për të rriturit dhe 10 për fëmijët.

Studimet tregojnë se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 30 për qind e të rriturve dhe 66 për qind e adoleshentëve vuajnë nuk bëjnë gjumë të mjaftueshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button