Në Tunizi pas 21 vitesh jepet dënimi i parë me vdekje

Një gjykatë në Tunizi për herë të parë pas 21 vitesh ka dhënë dënimin me vdekje, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjykata e Shkallës së Parë në Tunizi ka shqiptuar dënimin me vdekje për një nga gjashtë personat, për të cilët është vërtetuar se janë fajtorë për vrasjen e një polici në vitin 2013.

Zëdhënësi i gjykatës, Kemal Berbus ka konfirmuar për AA se dënimi i fundit me vdekje në këtë vend është dhënë  21 vjet më parë, përkatësisht në vitin 1994.

Për vrasje në jug të kryeqytetit të Tunizisë, përveç një dënimi me vdekje, pesë personat e  tjerë kanë marrë dënimin me burg prej 8 vjet deri në burgim të përjetshëm.

Berbus vuri në dukje se këto dënime u vendosën në procesin gjyqësor të shkallës së parë, dhe se është ende herët të flitet për zbatimin e tyre, sepse ndaj këtyre vendimeve ka gjasa të paraqitet ankesa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button