Ahmeti – Qeverisë: A po doni me na bind që duhet ta mbyllim gojën?

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili është parë sot në protestat e opozitës, ku këta të fundit kërkuan lirimin e deputetes Donika Kadaj Bujupi, iu ka drejtuar Qeverisë duke i dhënë disa arsye se përse këta, sipas Ahmetit, nuk duhet heshtur, raporton lajmi.net.
 Ky është postimi i Ahmetit në Facebook:

Zyrtarët e qeverisë sërbe: Kosova si Siria, e shqiptarët si ISIS (duke propaganduar kundër hyrjes së Kosovës në UNESCO)

Vucic: Adem Jashari duhet të hiqet si figurë kombëtare dhe hero nga librat e shqiptarëve

Zvecan: përurohet përmendorja e Kral Milutinit – pushtues deri në Durrës – përurimi bëhet nga Gjuric i cili edhe kësaj radhe nuk e pyet qeverinë e Kosovës

Leposaviq: Ministri i Financave Avdullah Hoti nuk lejohet me shku në kufi

Prishtinë: qindra raste të korrupcionit nuk hetohen

Prishtinë e vende tjera: pasuria e ministrave dhe deputetëve shumëfishohet viteve të fundit në mënyrë marramendëse

Prishtinë: Arrestohen dhe lëshohen fletëarreste për deputetët e opozitës që po kundërshtojnë faljen e tokës

Prishtinë: hidhet gaz lotësjellës në mes të ditës në turma protestuese e jo protestuese

Me të vërtetë, a po mundoheni me na bind që Serbia është miqësore dhe po don me na njoft? A po doni me na bind që këto marrëveshje janë të mira? A po doni me na bind që ju po e ndërtoni këtë shtet? A po doni me na bind që duhet ta mbyllim gojën?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button