UNHCR: Refugjatët mund të bëhen ‘viktima’ të sulmeve të Parisit

Ekziston frika se sulmet terroriste në Paris mund të përkeqësojnë edhe më shumë krizën e refugjatëve e cila në muajt e fundit është duke e pushtuar axhendën evropiane, raporton Anadolu Agency (AA).

Në sulmet e përgjakshme të 13 nëntorit në Paris të cilat u ndërmorrën nga organizata terroriste DAESH u vranë 129 persona, ndërsa 352 u plagosën. Një pasaportë ishte gjetur dhe pretendohet të jetë e një refugjati sirian. Ende nuk është konfirmuar vërtetësia e pasaportës, por nga disa media të shkruara u reflektua për të fajësuar refugjatët.

Pas sulmeve në Paris pritet me padurim se si do të formohet politika e brishtë aktuale e refugjatëve në Evropë. Në Evropë, ku deri në fund të vitit pritet të vijnë 1 milionë refugjatë, pritet me shqetësim që dyert plotësisht të mbyllen për refugjatët dhe të rritet ksenofobia.

Gati se të gjitha vendet e Bashkimit Europian (BE) pas sulmeve në Paris, bashkë me rritjen e masave të sigurimit dhe kontrolleve të kufijve deklaruan se do ti rishikojnë vendimet dhe politikat e tyre në lidhje me refugjatët.

Polonia e cila që nga fillimi e kundërshtonte vendimin e BE-së për shpërndarjen e 160 mijë refugjatëve mes shteteve anëtare në kuadër të kuotave, pas sulmeve në Paris bëri me dije se nuk do ta mbajë premtimin për pranimin e refugjatëve.

Shtetet e Evropës Lindore, Sllovakia, Çekia, Hungaria, Romania, Estonia dhe Letonia, të cilat janë duke e kundërshtuar sistemin e detyrueshëm të kuotave të BE-së, pas sulmeve në Paris nuk ndezin dritën jeshile për pranimin e refugjatëve.

Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico theksoi se siguria e qytetarëve është më e rëndësishme se refugjatët dhe se të gjithë muslimanët në vend do të ndjeken, në anën tjetër Bullgaria deklaroi se përskaj BE-së nuk do të pranojë më shumë refugjatë.

Ndërsa Austria e cila kishte nisur kontrollet kufitare për kontrollimin dhe kufizimin e hyrjes së refugjatëve ka vendosur që ta zgjasë deri në shkurt të vitit 2016.

– “Refugjatët nuk duhet të jenë ‘viktima'”.

Zëdhënësi i Organizatës Ndërkombëtare për Migrim Joel Millman në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së duke theksuar se është shqetësuese se disa shtete të BE-së pas sulmeve të Parisit deklaruan mbylljen e dyerve për refugjatët.

“Mijëra refugjatë të cilët do të ndikohen nga të ftohtit e dimrit ndër të cilët ka edhe shtatëzënë, fëmijë, invalid dhe të plagosur, jemi të shqetësuar të mos përballohen edhe me ksenofobi”, tha Millman.

Gjithashtu edhe Komisariati i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) është i shqetësuar njësoj për mbylljen e dyerve për refugjatët në Evropë, ngritjen e gardhit me tela dhe ndërtimin e mureve.

Zëdhënësja e UNHCR-së Melissa Fleming, duke tërhequr vëmendjen se refugjatët të cilët kanë arritur në Evropë janë ata të cilët janë duke ikur nga ata të cilët janë në lidhje me organizatorët e sulmeve të Parisit dhe ikin nga terrori, tha se “refugjatët nuk duhet të bëhen ‘viktima’ të sulmeve të Parisit”.

– “Nëse e luajmë lojën të cilën e do DAESH-i, do të humbim”

Fleming tha se “Bota e cila i pranon sirianët mund ta mposhtë dhunën e cila shkon deri në ekstremizëm, bota e cila i refuzon sirianët veçanërisht muslimanët, do ti ushqejë propagandat e grupeve eksremiste siç është DAESH-i”.

Zëdhënësi i Komisariatit të Lartë për të Drejtat e Njeriut të OKB-së Rupert Colville tha se DAESH-i kërkon që mos të bëjmë dallim mes refugjatëve.

“Nëse e luajmë lojën e atyre mund ta mashtrojmë veten. Është shqetësuese që pas sulmeve të Parisit, organizatat e mediave të disa shteteve dhanë deklarata kundër migrantëve. DAESH-i është i mençur prandaj edhe ne duhet të veprojmë me mençuri”, tha ai.

Ligjëruesi i shkencave politike dhe eksperti i islamofobisë pranë Universitetit Salzburg, Farid Hafez në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së theksoi se nëse përzihet çështja e migracionit me sulmet e Parisit, do të shkaktojë politika më të kufizuara ndaj refugjatëve.

Hafez tha se do të shihet se si do të veprojnë shtetet një nga një në të ardhmen e afërt. “Nuk duhet të harrohet se qëndrimi i ashpër kundër muslimanëve, është një ndër qëllimet përfundimtare të DAESH-it i cili do të fitojë më shumë mbështetje nga muslimanët në Evropë”, tha Hafez.

Hafez i cili i këshilloi qeveritë të jenë të qeta pas kësaj faze tha se sa do që të mundoheni terrorizmi nuk mund të shfaroset plotësisht. “Nëse Evropa dëshiron të mbetet kontinenti i shteteve liberale demokratike, duhet ta përforcojë solidaritetin në komunitet dhe nuk duhet ta zvogëlojë karakterin demokratik”, thekson ai.

– A do të dështojë plani i kuotës së BE-së?

Liderët e BE-së në muajin shtator arritën marrëveshjen e cila parashikon 160 mijë refugjatë në kuadër të kuotave të përcaktuara për shpërndarje mes shteteve anëtare. Nga numri aktual prej 830 mijë refugjatëve të cilët ndodhen në Europë vetëm 147 refugjatë u vendosën në Suedi dhe Luksemburg.

Sipas ligjit të BE-së, vendimi i marrë për sistemin e kuotave për refugjatë nga Këshilli i BE-së është detyrim ligjor për përmbushje nga shtetet. Nëse shtetet anëtare nuk zbatojnë sistemin e kuotës mund të funksionojë procedura e shkeljes së ligjit të BE-së. Prandaj, shteti anëtar nëse nuk e zbaton rregulloren pavarësisht nga paralajmërimet e Komisionit Evropian çështja dërgohet në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë.

Por pas sulmeve në Paris filluan të rriten zërat e ankesës për planin e BE-së për shpërndarjen e drejtë të refugjatëve mes shteteve anëtare. Pavarësisht nga deklaratat e zyrtarëve të BE-së të cilët janë duke deklaruar se sulmet e kryera në Paris nuk duhet të përzihen me krizën e refugjatëve dhe se terroristët të cilët i kryen sulmet në Paris nuk duhet të vendosen në nivelin e njëjtë me refugjatët, në ditët e ardhshme do të shihet se sa do te merren paralajmërimet me serioizitet nga shtetet anëtarë dhe si do ti afrohen refugjatëve.

– “Evropa nuk duhet ta lëre të vetëm Turqinë”

Turqia e cila ka një numër të madh të refugjatëve si dhe shtetet tjera fqinje të Sirisë siç janë Libani dhe Jordania janë duke e ndjekur nga afër se si do të zhvillohet politika e refugjatëve në Evropë.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Portugalisë, Antonio Martins da Cruz tha se nuk është e drejtë të lihet vetë Turqia e cila ka më shumë se 2 milionë refugjatë sirianë. Cruz theksoi se Evropa nuk ka luks ta lërë Turqinë vetë në krizën e refugjatëve. “Evropa duhet ta mbështesë Turqinë politikisht dhe financiarisht. Shtetet e BE-së harrojnë solidaritetin i cili është një ndër vlerat të cilat e përbëjnë Evropën”, tha Cruz.

Gjithashtu edhe presidenti i SHBA-ve Barack Obama i cili ishte në Antali në Samitin e liderëve G-20 kishte theksuar se rajoni i cili është duke strehuar më shumë se 4 milionë refugjatë nuk duhet lënë vetëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button