Tërmeti me magnitudë 5 gradë e shkallës Rihter godet sërish Greqinë

Një lëkundje e fuqishme sizmike ka tronditur sërish ishullin grek të Lefkadhas. Lëkundja, me magnitudë 5 gradë të shkallës Rihter, u shënua në orën 14,15 sipas orës lokale, duke shkaktuar një valë të re paniku te banorët.

Lefkada u godit të martën paradite nga një tërmet me magnitudë 6,3 gradë. Dy gra humbën jetën, ndërsa një numër i madh banesash dhe objektesh shteterore e fetare, pësuan dëmtime të konsiderueshme.

Rrjeti rrugor është bërë i papërdorshëm në shumë zona, për shkak të shembjeve apo gurëve të mëdhenj që ranë gjatë tërmetit. Gjithashtu eshtë dëmtuar edhe rrjeti i ujësjellësit, duke shkaktuar nderprerjen e furnizimit me uje. Që nga dita e djeshme, në ishull janë shënuar më shumë se 60 lëkundje sizmike.

Pritet që ne ishull të shpallet gjendje të jashtëzakonshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button