PPD realizon takim me ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoni, Reka
![Për PPD-në rezultatet e këtyre zgjedhjeve janë të papranueshme](https://i2.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2014/05/0ED9D95C56016B4285F2EEA2CA4B6ECF.jpg?fit=448%2C319&ssl=1)
Sot në hapësirat e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Shkup, përfaqësues nga PPD, në krye me kryetarin Nexhat Bexheti, u pritën nga ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Fatos Reka.
“Kryetari i PPD-së Nexhat Bexheti i shprehi mirëseardhje vëllazërorë, dhe i uroj suksese në misionin diplomatik Fatos Rekës në R. Maqedonisë. Në bisedat bilaterale u shkëmbyen mendime dhe sugjerime për kapërcimin e krizës politike si dhe angazhimin e faktorit politik shqiptar që me vendosmëri të merr pjesë aktive dhe të bëhet faktor në vendimmarrjet politike në organizimin e zgjedhjeve të parakohshme të 24 prillit”, thuhet në njoftimin e PPD-së.