Maqedoni, masa shtesë për kontrollin e refugjatëve

Maqedonia ka përforcuar kontrollin e lëvizjes së migrantëve ndërsa Këshilli i Sigurisë Kombëtare ka urdhëruar vendosjen e barrikadave me tela me gjemba në vendet ku vlerësohet është se është e nevojshme, para se gjithash në Gjevgjeli, në pjesën jugore të vendit që kufizohet me Greqinë.

Masat e këtilla vijnë pas sulmeve terroriste në Paris dhe njoftimeve se një apo dy nga sulmuesit kanë kaluar nëpër Maqedoni në rrugëtimin e tyre për në vendet e Bashkimit Evropian.

Këshilli ka theksuar se vendosja e telave nuk nënkupton mbyllje të kufirit, por vetëm kontroll më të rreptë dhe përcaktimin e vijës për lëvizjen e tyre drejt destinacionit të radhës, që është kufiri me Serbinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button