Milevski: U dredhua vendimi për formimin e komisionit

“Komisioni hetimor për materialet e përgjuara, gjegjësisht për të ashtuquajturat “bomba”, i formuar dhe i votuar nga ana e Kuvendit”, nuk do të funksionojë”, thotë lideri i PLD-së Goran Milevski.

Sipas tij, anëtarë të Komisionit hetimor nuk mund të jenë politikanë që janë pjesë e “bombave”, përkatësisht që janë përmendur në materialet e përgjuara, sepse kështu, do të veprojnë në mënyrë të njëanshme gjatë marrjes së vendimeve. Sipas Milevskit, Komisioni hetimor me një qëndrim të këtillë, praktikisht e përqeshë gjithë procesin për zbardhjen e plotë të aferës së bisedave telefonike të përgjuara në mënyrë të paligjshme.

Siç deklaroi vetë në emisionin “10 minuta”, shpreson se prokurorja speciale dhe ministri i ri i brendshëm do të jenë ata të cilët do ta zbardhin tërësisht aferën e përgjimeve. Milevski shtoi se PLD-ja do të paraqesë ankesa deri te kryetari i Parlamentit Trajko Velanovski, i cili duhet të deklarojë, se Roza Topuzovska- Karevska, e cila është zgjedhur anëtare e Komisionit si deputete e pavarur, a është anëtare e PLD-së, apo në Kuvend është regjistruar si deputete e pavarur.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dje me 81 vota pro dhe 2 kundër, votuan Komisionin anketues për përgjimet të a.q “bombat e opozitës”. Komisioni anketues do të përbëhet nga Antonio Milloshoski, Sillvana Boneva, Kërsto Mukoski, Pavle Sazdov, Dimitar Stevananxhiq, Liljana Zaturoska dhe Magdalena Manaskova nga VMRO-DPMNE; Talat Xhaferi dhe Ejup Rustemi nga BDI; Ernad Fejzullahu nga PDSH dhe Tomisllav Tuntev, Vasko Kovaçevski, Petre Shilegov dhe Goran Misovski nga LSDM.

Petre Shilegov do të jetë kryetar i Komisionit anketues, ndërkaq për zëvendës të tij është caktuar Goran Misovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button